SHBA – Deficiti buxhetor në nivele rekord

Sipas një vlerësimi të Kongresit në krahasim me një vit më parë është trefishuar shkalla e deficitit shtetëror, e kjo si pasojë e efekteve direkte të krizës financiare që përfshiu këtë vend. Kongresmenët vlerësojnë se shuma në fjalë kap atë të nivelit prej 10% të Prodhimit Amerikan Bruto. Si shkaqe kryesore në raportin përkatës, analistët amerikanë të ekonomisë përmendin paketat shpëtimtare për bankat e futura në krizë, programin qeveritar për kapërcimin e krizës dhe ndërprerjet e inkasimit të tatimeve.

Advertisement