Itali – Ligji për imunitetin e Berlusconit shkel Kushtetutën

Saturday, December 13, 2025

Verdikti nga Gjykata Kushtetuese, nëse konfirmohet, mund të rihapë proceset gjyqësore kundër tij si edhe të rrezikojë qeverinë 17-mujore italiane të qendrës së djathtë.Pesëmbëdhjetë gjykatësit vlerësuan se ishte i nevojshëm një ligj kushtetues dhe jo një ligj i zakonshëm për t’u dhënë imunitet penal katër funksionarëve të lartë të shtetit italian, ndër të cilët kryeministri. Ata vlerësuan gjithashtu se ligji Alfano, sipas emrit të ministrit të Drejtësisë që e paraqiti në korrik 2008, shkelte parimin kushtetues të barazisë së qytetarëve para ligjit. Ky vendim ka si efekt të menjëhershëm rifillimin e dy proceseve kundër Silvio Berlusconit: një për korruptim dëshmitari dhe tjetri për mbifaturime të të drejtave të emisioneve televizive nga grupi Mediaset, që është pronë e tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -