Berat – Ish-presidenti Moisiu mbështet bojkotin e opozitës

Sunday, December 7, 2025

Nga qyteti i Beratit, ku ka promovuar librin e tij “Midis Nanos dhe Berishës”, ish kreu i shtetit ka theksuar se akuzat e opozitës për manipulimin e zgjedhjeve do të merrnin fund me hapjen e kutive të kontestuara nga ata. Nuk mund të them se është apo jo bojkoti mënyra më e mirë, por gjykoj se kjo është një përpjekje që vërtet kërkon që të përfundojë njëherë e mirë manipulimi i zgjedhjeve në Shqipëri” u shpreh Moisiu. Moisiu ka reaguar dhe për marrëveshjen e kufijve me Greqinë. Sipas tij, ky vendim është më shumë një servilizëm i qeverisë shqiptare ndaj asaj greke. Duke iu referuar tekstit të hsitorisë së 12, Moisiu akuzoi historianët se po bastardojnë në mënyrën më të rrezikshme historinë e shqiptarëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -