Marrëveshjet e firmosura janë: marrëveshja në fushën e doganave, marrëveshja për qarkullimin në zonat kufitare, ajo e bashkëpunimit policor ndërkufitar, si dhe e bashkëpunimit të administratave lokale. Ndërkohë konfirmohet se mes Tiranës dhe Prishtinës do të nënshkruhet edhe marrëveshja e ripranimit të personave me qëndrim të paligjshëm. Ato janë firmosur edhe nga ministrat e Brendshëm respektivë të të dyja vendeve.