Tiranë – Shkarkohet nga detyra regjistruesja Stringa dhe 10 nëpunës

Objekt i këtij kontrolli ishte respektimi i procedurave administrative dhe shërbimit ndaj qytetarit nga ana e punonjësve të kësaj Zyre. Në fund, kontrolli konstatoi shkelje të shumta të procedurave administrative dhe vonesa të mëdha në shërbimin ndaj qytetarëve nga ana e Regjistrueses, Dorina Stringa dhe nga 10 punonjësit e tjerë. Bazuar mbi raportin e Kontrollit Tekniko Ligjor, Qirjako i propozoi Ministrit të Drejtësisë shkarkimin nga detyra të Regjistrueses së Tiranës, Dorina Stringa. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do të vazhdojë kontrolle edhe në Zyrat e tjera Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Advertisement