Tiranë – Imeraj, Berisha të mos pengojë hetimin parlamentar të zgjedhjeve

“Kryeministri ka vetëm një rrugë për ta kthyer opozitën në parlament dhe jetën politike në normalitet: Të mos pengojë zbardhjen e të vërtetës së 28 qershorit, të plotësojë kërkesën e opozitës për hetim parlamentar të pavarur prej tij, dhe të mos mbajë peng kutitë e votimit, por të lejojë hapjen e tyre para popullit. Përndryshe do të përballet me pasojat e vjedhjes së votave, fshehjes së provave dhe e mbajtjes së pushtetit përmes deformimit të vullnetit të popullit” tha në një deklaratë për mediat zëdhënësja e Partisë Socialiste Armela Imeraj. Sipas saj, Berisha duhet të japë llogari, jo të kërkojë llogari!”

Advertisement