Masa prej 30% duhet të arrihet gradualisht brenda vitit 2020 si masa në kuadër të luftës ndaj ndryshimeve klimaterike si dhe për të reduktuar shpenzimet operative të administratës së Uashingtonit. Presidenti Obama ka urdhëruar edhe konsumin e karburanteve nga makinat e zyrtarëve në rang federal me 30% po brenda këtij afati.