“Lajmi i mirë është se amerikanët duhet të ndjehen së paku mirë se prania e al-Kaidës në Afganistan është zbehur”, deklaroi këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, James Jones, në një intervistë për televizionin CNN. Tetë ushtarë amerikanë humbën jetën pas një sulmi të militantëve në lindje të Afganistanit, duke shënuar sulmin më të përgjakshëm për trupat amerikane atje pas më shumë se një viti, njoftuan sot burime ushtarake.