Tiranë – Gjermania kontribuon në pastrimin e zonave të minuara

Lajmi u bë i ditur nga ambasada gjermane në Tiranë, sipas të cilës kjo ndihmë është kontribut i Gjermanisë në 10 vitet e fundit, që pas konfliktit të Kosovës në vitin 1999. “Gjatë tij, zona e kufirit me Kosovën në verlindje të Shqipërisë ishte e kontaminuar me mina të ish-Republikës Federative të Jugosllavisë, si dhe me municion të pashpërthyer të NATO-s në një brez me gjatësi prej 120 km dhe gjerësi 20 km”, thuhet në këtë deklaratë. Duke vënë në dukje se në harkun kohor të 10 viteve kanë humbur jetën 34 vetë dhe kanë mbetur të plagosur 238 të tjerë gjatë shpërthimit të tyre, shifra që flasin për rrezikshmërinë e brezit të minuar kufitar. “Kontributi i Gjermanisë është shumë i rëndësishëm në suksesin e programit “Aksioni i Veprimit ndaj Minave” në bashkëpunim me KFOR- in dhe një organizatë daneze”, shton më pas deklarata. Sipas saj, është pastruar nga minat një sipërfaqe prej 3.680 metër katrorë, janë asgjësuar 8501 mina anti-njeri, 41 mina anti-tank dhe 1400 copë municione të pashpërthyera.

Advertisement