Kosovë – Dënimi i “Grupit të Llapit” lajm i keq

“Qeveria e Republikës së Kosovës ripërsërit të vërtetën e njohur botërisht se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë luftë çlirimtare, e drejtë dhe e mbështetur nga të gjithë qytetarët e Kosovës”, thekson komunikata. “Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë përkushtimet dhe angazhimet e saj për sundimin e ligjit dhe për drejtësi të paanshme për të gjithë qytetarët e vendit tonë”, përfundon komunikata. Avokatët mbrojtës, të cilët kishin kërkuar dhe pritur shpalljen e pafajësisë, kanë paralajmëruar se do të ankohen kundër vendimit të gjykatës, që e kanë konsideruar të paligjshëm. Edhe organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së kanë reaguar kundër dënimit, të cilin e kanë konsideruar si akt të pastër politik.

Advertisement