Kosovë – EULEX në tetor takime me policinë e Serbisë

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësja e Komponentit të Policisë të EULEX-it, Karin Limdal, në një deklaratë lidhur me takimet e ardhshme për implementimin e marrëveshjes teknike për bashkëpunim policor. “Ky takim është konfirmuar për datën 7 tetor në Beograd në të cilin do të diskutohen anët praktike të marrëveshjes teknike. Kjo marrëveshje teknike do të përmirësojë bashkëpunimin rajonal në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe për përmirësimin e komunikimit. Qeveria e Kosovës është e informuar lidhur me këtë takim”, thuhej në deklaratën me shkrim. “EULEX-i konsultohet nga afër me qeverinë e Kosovës për të gjitha çështjet që janë të lidhura me mandatin e tij, e që kanë për qëllim të sigurojnë përfitime konkrete për gjendjen e sundimit të ligjit në Kosovë”, përfundonte deklarata.

Advertisement