Lajmin e konfirmon ministria indoneziane e Shëndetësisë, sipas të cilës mbi 1100 vetë kanë humbur jetën nga kjo fatkeqësi natyrore, ndërsa 20 mijë struktura ndërtimore të këtij vendi kanë pësuar dëmtime. Ndërkohë disa vende po dërgojnë ndihma ndërkombëtare. Ekipe të shpëtimit janë penguar në punën e tyre nga mungesa e pajisjeve dhe mungesa e komunikimeve.