Shamku ka mbështetur studentët në të drejtën e tyre legjitime, për të pasur një diplomë si gjithë të tjerët, ku cilësohet qartë titulli “Jurist”. Deputetja socialiste është shprehur se të drejtat e këtyre studentëve nuk duhet të shkelen me këmbë nga ana e shtetit. “Para 8 muajsh studentët e Tiranës ishin në grevë po për diplomat, për diplomat që nuk ofrojnë asgjë dhe pas një muaji greve, natyrisht jo grevë urie, studentët e Tiranës më 28 shkurt ju thanë shkoni nëpër shtëpia, prisheni grevën se ne do t’jua japim diplomat kështu siç i kërkoni ju. Jemi përballë një politike që nuk ka më sensibilitet as profesional, as njerëzor, me ç’po duket”, u shpreh Shamku.