Kroaci – Rinisin sot bisedimet për anëtarësim në BE

Gjatë një konference në nivel ministrash, BE-ja do të vendosë të hapë gjashtë kapituj të tjerë të negociatave, deri tani të bllokuara nga sllovenët. Kroacia duhet të përshtatet me legjislacionin evropian në 35 kapituj. Me rastin e takimit që do të zhvillohet nesër, përfaqësuesit evropianë mund të pranojnë se Zagrebi ka përmbushur kërkesat e pesë nga 17 kapitujt në diskutim. Muajin e kaluar, Sllovenia dhe Kroacia vendosën t’u japin fund mosmarrëveshjeve dhe të rinisin negociatat për anëtarësimin e Zagrebit në BE.

Advertisement