Vetë presidenti Obama, njoftoi 300 mijë dollarë ndihmë të menjëhershme dhe tre milion dollarë ndihmë për viktimat e tërmetit në Indonezi. Ai ka kaluar një pjesë të fëmijërisë së tij në Indonezi dhe prandaj tha se ishte “prekur thellë” nga vuajtjet që kishte shkaktuar tërmeti. Ndërkaq, shefi i Kombeve të Bashkuara për operacionet humanitare, John Holmes tha se të paktën 1100 vetë kishin humbur jetën nga tërmeti fatal, por kërkimet po gjejnë viktima të njëpasnjëshme të mbetura nën rrënoja. Ministri indonezian i Shëndetësisë ka bërë apel për më shumë ndihmë nga jashtë për operacionet e shpëtimit, duke thënë se nevojiteshin urgjentisht pajisje të specializuara për operacioniet e shpëtimit, pasi shumë viktima kanë mbetur nën rrënoja.