Irlandë – Votohet sot për Traktatin e Lisbonës

Ky traktat në vetvete ka si qëllim të rrisë rolin ndërkombëtar të organizatës së Bashkimit Evropian dhe të thjeshtëzojë marrjen e vendimeve dhe që ai të hyjë në fuqi, duhet ratifikuar nga të gjitha vendet. E nëse Irlanda i thotë “Jo” edhe kësaj here, ai përsëri nuk mund të futet dot në fuqi. Gjasat janë që këtë radhë dokumenti të miratohet, pasi irlandezët ndihen të lodhur nga gjendja e tyre e keqe dhe prandaj kërkojnë shpresa të reja.

Advertisement