Kosovë – Sejdiu e Thaci dënojnë djegien e flamurit maqedonas

“Kosova është një vend që reflekton në mënyrën më të mirë të mundshme për relacione të mira me fqinjët. Për ne është e rëndësishme që duhet të ecim në ndërtimin e marrëdhënieve të mira në mes të dy vendeve, por edhe vendeve tjera që kemi përreth”, ka deklaruar presidenti Sejdiu. Sa i përket kërkesës së shqiptarëve të Maqedonisë për tërheqjen e enciklopedisë, Sejdiu tha se “historia duhet të shkruhet e drejtë dhe me argumente. Ndërsa, kryeministri Hashim Thaçi deklaroi se institucionet e vendit mbesin të përkushtuara për vendosje të marrëdhënieve diplomatike me të gjitha vendet e rajonit.

Advertisement