Sipas vendimeve të marra, Akademia e Shkencave ka vendosur që redaksia e cila përpiloi “Enciklopedinë Maqedonase” në afat sa më të shkurtër të bëjë përmirësimin e pjesëve për shqiptarët në Maqedoni, marrëdhëniet shqiptaro-maqedonase, agresionin e shqiptarëve në Maqedoni, pjesët e shkruara ndaj SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe për trajnimin e UÇK-së, Nënë Terezën dhe pjesë të tjera kontestuese. Kryesia ka vendosur gjithashtu që bashkë me redaksinë në korrigjimet e tekstit të bashkohen dhe akademikë maqedonas e shkencëtarë të tjerë nga bashkësitë etnike.