Ai e quajti Berishën një kryeministër të paaftë, delirant dhe të pandreqshëm që s’mund të zhbëjë autonominë vendore. “Përfitoj nga rasti që ti bëj një paralajmërim kryeministrit, pasi sulmin e pandalshëm ndaj financave ta ndalë pasi do të ndeshë në një rezistencë e refuzim që unë nuk do ta dëshiroja, si një pjesë tjetër e jetës shoqërore në Shqipëri që është në krizë të gjithanshme”, deklaroi Rama. Rama tha se tentativat e Berishës për të mbushur arkën e shtetit duke marrë nga paratë e vendorëve do të dështojnë. “Është e patolerueshme që një njeri i papërgjegjshëm i paaftë dhe delirant i pandreqshëm të zhbëjë atë që është ndërtuar në gjithë këto vite, dhe të zbrazë arkat e pushteteve vendore dhe pushteteve të vendit që të mbushë atë që nuk mund të mbushë më, buxhetin e shtetit që u zbraz si rezultat i të gjitha abuzimeve dhe shpërdorimeve të gjithanshme dhe politikave të tij shkatërruese, të cilave shqiptarët, po ua dëgjojnë dhe dua tua dëgjojnë përditë e më shumë krismën”, tha me tej kryetari i Bashkisë, Edi Rama.