Greqi – Athina akuzon Shkupin si falsifikues historie

Në deklaratën e Athinës zyrtare, që është një ndër më të ashprat e kohëve të fundit, Delakulas akuzon Shkupin si falsifikator të historisë. “Publikimi i materialeve të tilla prej Shkupit, nuk na habit. Të gjithë e dimë rolin e Akademisë së Shkencave dhe klimën luftënxitëse që ajo prodhon herë pas here. Qeveria e Gruevskit fshihet mbas kësaj tentative për shtrembërimin e fakteve historike”, thuhet në deklaratë. Reagimi i Athinës erdhi mbas publikimit prej Akademisë Maqedonase të Shkencave të enciklopedisë për historinë e Maqedonisë. Në të mohohet origjina greke e Aleksandërit të Madh si dhe një sërë faktesh që kanë të bëjnë me krahinën greke të Maqedonisë, madje përmenden edhe pretendime të palës së Shkupit për ekzistencë të minoritetit sllavo-maqedonas në krahinën e Follorinës dhe shkelje të të drejtave të tyre prej shtetit grek, të cilat vazhdojnë deri ditët e sotme.

Advertisement