Raporti i MekKristëlit paralajmëron se lufta mund të humbet, nëse brenda vitit nuk shtohen trupat. Të mërkurën, Rasmusen do të takohet edhe me sekretarin e mbrojtjes Robert Gejts, sekretaren e shtetit Hillari Klinton dhe këshilltarin për Siguri Kombëtare Xhejms Xhons. Obama së shpejti pritet të marrë vendimin mbi dërgimin ose jo të trupave shtesë në Afganistan.