Durrës – Arrestohen autorët e vrasjes në ditën e zgjedhjeve

Të arrestuarit janë Romeo Braka, 21 vjeç dhe personi me iniciale E.B, 17-vjeç, që të dy të lindur dhe banues në Fier. Për këta dy persona, prokuroria e Durrësit ka dërguar urdhrat e ndalimit për veprat penale të “ Vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga nenet 78 dhe 25 të Kodit Penal. Shërbimet e policisë menjëherë pas ngjarjes së ndodhur kanë vazhduar punën intensive pasi kanë zbardhur ngjarjen duke identifikuar autorët dhe marrjen e informacionit mbi vendodhjen e tyre. Të shpallur në kërkim, ata janë mundur që të kapen dhe të vihen para drejtësisë, ndërsa materialet e mëtejshme tashmë i kanë kaluar prokurorisë.

Advertisement