Maqedoni – PDI tërhiqet nga protesta kundër enciklopedisë

Nisja e protestuesve do të filloj nga Kompleksi Çairçanja në komunën e Çairit drejt Qeverisë së Maqedonisë, sepse siç theksoi Kryetari i BDK-së Hysni Shaqiri përgjegjësia për daljen e kësaj enciklopedia skandaloze i takon Qeverisë. “Pas reagimeve të shumta nga intelektualët shqiptarë me anë të kësaj proteste dëshirojmë tu mundësojmë edhe qytetarëve shqiptar që të ngrenë zërin kundër shtrembërimeve të historisë shqiptare dhe ofendimeve ndaj gjith kombit shqiptar vlerësojnë organizatorët. Ndërsa kërkojmë që protesta të ngjashme dhe qëndrime zyrtare me kërkesën për tërheqjen e enciklopedisë maqedonase të vijnë edhe nga qendrat e dy shteteve shqiptare Tirana dhe Prishtina”, theksoi Shaqiri. Protesta mbështet edhe nga Partia për Prosperitet Demokratik dhe sektori civil. “Kërkojmë që enciklopedia të tërhiqet tërsisht me akt zyrtar, si dhe të ndryshohet këshilli redaktues, për tu formuar një redaksi e re, e cila do të mund ta përgadis një encikolopedi me guximin shkencor duke u distancuar nga politika maqedonase”, deklaroi Sefedin Haruni, Kryetar i PPD, për të shtuar se këto redaktor janë individ me moral jonjerëzor dhe MANU në fakt është nën ndikimin e SANU-t. Ndërsa megjithëse fillimisht partia shqiptare në pushtet BDI e kryesuar nga Ali Ahmeti, e kishte mbështetur mbajtjen e protestes, për arsye të pa bëra publike, kjo parti ka tërhequr mbështetjen për mbajtjen e protestave.

Advertisement