Një e tillë ka qenë ajo e zhvilluar ditën e djeshme, kur u ndërmor prova e një rakete me rreze të mesme veprimi. Dhe kjo, vetëm një ditë pasi forcat elitë të Gardës Revolucionare të Republikës Islamike lëshuan një seri raketash me rreze të shkurtër veprimi si pjesë e manovrave disaditore ushtarake. Zhvillimi i manovrave ushtarake me raketa përkon me tensionet e acaruara ndërmjet Iranit dhe Perëndimit, për shkak të programit të dyshimtë bërthamor të Teheranit.