Tiranë – Gjimnazistët protestojnë për tekstin e Historisë 12

Nën presionin e bojkotimit të mësimit, ata kanë ngritur zërin dhe kanë protestuar duke thënë se nuk mund të mësonin ato çka u referoheshin në tekstin e ri të hartuar për këtë vit, i cili sipas tyre përmbante ndryshime politike të papranueshme. Për ta parandaluar këtë protestë, e cila organizohej nga shoqata rinore dhe nxënësit, kanë ndërhyrë edhe forcat e policisë. Por i madh ka qenë edhe presioni i drejtuesve të shkollës “A.Z.Çajupi” për ta ndaluar këtë rebelim të nxënësve, i cili është mbyllur më pas me ndërprerjen e protestës dhe rifutjen e nxënësve në mjediset e shkollës për të vijuar mësimin në kushte normale.

Advertisement