Tiranë – Këshilli i Omonia-s vendos ndarjen nga PBDNJ

Në mbledhjen e tij dje në mesditë, Këshilli vendosi dorëheqjen e kryetarit të shoqatës “OMONIA”, Vangjel Bollano si dhe dorëzimin e mandatit të deputetit pranë shoqatës pasi i takon asaj. Këshilli vendosi gjithashtu thirrjen në muajin dhjetor të konferencës së përgjithshme të OMONIA-s, si një kërkesë për t’i dhënë fund situatës së kundërvënieve në organizatën e minoritetit grek dhe për të zgjedhur drejtues të rinj në krye të saj. Mbledhja është drejtuar nga zëvendëskryetari i Këshillit të Përgjithshëm Spiro Ksera, njëherësh edhe ministër i Punës, si dhe nga nënkryetari tjetër, Kristaq Kali. I pranishëm ka qenë edhe ish-ministri Kosta Barka, si dhe sekretari i këshillit të përgjithshëm të OMONIA-s, Thoma Miço.

Advertisement