Tiranë – Kryeministri Berisha merr mesazh urimi nga homologia ukrainase

“Në emër të qeverisë së Ukrainës dhe në emrin tim, ju përshëndes përzemërsisht për riemërimin tuaj në postin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë. Rezultatet që paraprinë katër vitet e punës suaj në krye të qeverisë së Shqipërisë kanë treguar sukses thelbësor në zhvillimin dhe reformimin e vendit, në rrugën drejt integrimit euro-atlantik. Këto rezultate janë kthyer në një provë të sigurt të profesionalizmit dhe patriotizmit tuaj” thuhej në mesazhin e urimit të kryeministres së Ukrainës drejtuar homologut të saj shqiptar. “Unë do të dëshiroja të uroja Qeverinë, të cilën ju keni drejtuar, për punën e suksesshme drejt rritjes ekonomike të Shqipërisë, forcimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon si dhe për forcimin e institucioneve demokratike. Kam besimin se bashkëpunimi midis qeverive tona do të lehtësojë zhvillimin e marrëdhënieve midis Ukrainës dhe Shqipërisë, në të mirë të prosperitetit të popujve tanë. Duke përdorur këtë mundësi, unë ju uroj, Zoti Kryeministër, shume suksese, frymëzim dhe arritje të reja në aktivitetet tuaja të rëndësishme për reformimin dhe zhvillimin e Shqipërisë si një shtet evropian, demokratik dhe të fortë ekonomikisht” përfundon mesazhin e urimit Tymoshenko.

Advertisement