Sipas agjensisë së lajmeve BBC, ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiç ka deklaruar se Beogradi ka dërguar një notë proteste në Sekretariatin e OKB-së dhe ka kërkuar hetim urgjent se si ka ardhur deri te vizita e presidentit Sejdiu. Serbia pretendon se presidenti dhe anëtarët e delegacionit të Kosovës janë qytetarë privatë dhe thotë se atyre nuk mund t’u lejohet pjesëmarrja në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Delegacioni i Serbisë ndërkaq i ka bërë thirrje shteteve anëtare të OKB-së që nuk e kanë njohur Kosovën, të mos e bëjnë këtë dhe të presin vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës.