Filipine – 72 të vdekur nga stuhia

Mediat vendase bënë të ditur se është urdhëruar nisja e operacioneve nga autoritetet me qëllim shpëtimin e banorëve që ndodhen mes ujërave ndërsa u janë përmbytur shtëpitë. Banorët janë përpjekur të shpëtojnë nga përmbytjet duke hipur mbi çatitë e shtëpive pasi uji kishte mbushur apartamentet e tyre. Sipas ministrisë së Mbrojtjes janë shpëtuar deri më tani 4 mijë persona, ndërsa raportohen rreth 250 mijë të pastrehë. Si pasojë e stuhisë është përmbytur rreth 80% e territorit, ndërsa për shpëtimin e mijëra banorëve janë angazhuar edhe vullnetarë.

Advertisement