SHBA – Meta vijon takimet me homologët e tij, merr mbështetje për integrim në BE

Gjithashtu, ai mori pjesë në Konferencën për lehtësimin e hyrjes në fuqi të Traktatit të Ndalimit të Plotë të Provave Bërthamore, CTBT. Gjatë takimeve me ministrin italian Franko Fratini, atë hungarez Peter Balazh dhe atë holandez Maxime Verhagen, u diskutuan çështje që lidhen me integrimin evropian të vendit, procesin e liberalizimit të vizave si dhe me intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe. Zv.Kryeministri Meta vlerësoi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve dypalëshe me vendet respektive dhe njëkohësisht u kërkoi kolegëve të tij evropianë mbështetjen e tyre për aplikimin e Shqipërisë për statusin e kandidatit për anëtar të Bashkimit Evropian, si dhe për përfshirjen e Shqipërisë në procesin e liberalizimit të vizave të BE-së me vendet e rajonit. Nga ana e tyre, ministrat e Jashtëm i shprehën zotit Meta sigurimet e mbështetjes së vendeve të tyre për procesin integrues të Shqipërisë në BE dhe për liberalizimin e vizave, duke nënvizuar edhe nevojën e përmbushjes së kushteve teknike, në kuadrin e këtij procesi.

Advertisement