Kosovë – Kryeministri fton ndërkombëtarët të monitorojnë zgjedhjet

Kryeministri Thaçi u shpreh se në emër të qeverisë ka kërkuar nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare që të vijnë në Kosovë dhe të monitorojnë zgjedhjet. “E ritheksoj se janë të ftuar nga Qeveria sa më tepër vëzhgues ndërkombëtarë, sa më tepër prezencë e këshilla profesionale, në mënyrë që të kemi një proces plotësisht të suksesshëm”, u shpreh Thaçi. Kryeministri Thaçi theksoi se Qeveria do t’i kryejë të gjitha detyrimet që ka ndaj institucioneve të pavarura për organizimin e zgjedhjeve. “Këto zgjedhje janë jashtëzakonisht të rëndësishme për shtetin tonë. Janë zgjedhjet e para në Kosovën e pavarur. Është inkurajues pjesëmarrja e shumë subjekteve politike, kandidatëve të pavarur. Është një mesazh shumë i fuqishëm për realitetin e Kosovës së pavarur, sepse në këto zgjedhje do të marrin pjesë për herë të parë më së shumti subjekte të minoriteteve, veçanërisht atij serb”, shtoi ai.

Advertisement