SHBA – Kryeministri Berisha i ftuar në ceremoninë e mbylljes së NASDAQ

Gjatë kësaj ceremonie që tashmë është kthyer në një ceremoni tradicionale dhe mjaft popullore për Nju Jork, kryeministri Berisha u prit nga zv/presidenti i NASDAQ, i cili e shoqëroi kryeministri Berisha në ambientet ku kjo ceremoni zhvillohet. Gjatë ceremonisë u shfaqën pamje sugjestive nga vendet më të bukura dhe panoramike të Shqipërisë, si dhe një dokumentar i shkurtër mbi vendin tonë. I gjithë aktiviteti, ndërkohë që zhvillohej, transmetohej në kohë reale në NASDAQ Touer dhe shikohej nga qindra e qindra qytetarë, të cilët ndodheshin aty me këtë rast. Kulla Panoramike e NASDAQ është ekrani më i gjerë i botës. Në të transmetohen në kohë reale rezultatet e bursës amerikane, si dhe përshëndetjet e liderëve botërorë apo personaliteteve të tjera të shkencës, artit, botës së financës etj.. Përshëndetja e Kryeministrit Berisha përmes stacionit televiziv të NASDAQ u transmetua në kohë reale në televizionet e profilizuara ekonomike më prestigjioze si CNBC, Bloomberg, FOX Business.

Advertisement