SHBA – Nimic, Maqedonia e Greqia të mendojnë për zgjidhjen e emrit

Këtë fakt e ka deklaruar ndërmjetësuesi Metju Nimiç pas takimit në Nju Jork me presidentin Gjorge Ivanov dhe negociuesin e Maqedonisë, ambasadorin Zoran Jolevski. “Nuk mund të parashtroj shumë hollësira, por konsideroj se bisedimet që i kemi pasur gjatë verës ishin konstruktive dhe dy palët kishin qasje serioze për disa nga idetë e mia”, tha Nimic. Siç njofton kabineti i presidentit në këtë takim presidenti Ivanov, mediatorit Nimiç i ka prezantuar qëndrimin e Maqedonisë se ajo është e përkushtuar aktivisht të marrë pjesë në procesin e negociatave që udhëhiqen nga OKB-ja. Në takim është theksuar se Maqedonia pret që të arrihet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët dhe që ruan identitetin, dinjitetin dhe integritetin e qytetarëve maqedonas. Presidenti i Ivanov ka informuar Nimiçin se Maqedonia është e gatshme t’i vazhdojë negociatat në atë moment kur Athina zyrtare do të jetë edhe gatshme.

Advertisement