Durrës – Blushi, nuk mund të përfaqësojmë gjysmën e vendit duke dalë në rrugë

“Ngjela në vitin 2003 i thoshte Edi Ramës hapi kutitë e Tiranës se ke vjedhur votat e mia. Këtë po thotë tani Rama për Berishën”, u shpreh Blushi. Sipas Blushit e vetmja mundësi që Partia Socialiste ka për të fituar është të bashkohet mes vetes para se të bashkohet me të djathtët. “Qëllimi ynë politik nuk është vetëm të mundim Sali Berishën por t’i japim mundësi Shqipërisë të bëhet evropiane. Një parti e cila sillet në këtë mënyrë rrezikon të zvogëlohet e të humbë raportin me Shqipërinë. Nuk mund të përfaqësojmë gjysmën e Shqipërisë duke dalë në rrugë. I vetmi i gëzuar nga bojkoti i PS-së është Sali Berisha”, theksoi Blushi.

Advertisement