Tiranë – Kryesia e PSV 91 do të reagojë ndaj veprimeve të ish-kreut Koci

Kryesia e PSV 91 deklaron se në mbledhjen e saj më të afërt do të reagojë politikisht në mënyrën e duhur ndaj këtij veprimi që tregon edhe një herë pazaret e Petro Koçit me Edi Ramën” thuhej në deklaratën e kësaj partie. “Kryesia e PSV 91 do të thërrasë së shpejti KPD e PSV 91 për të çuar këtë parti drejt Kongresit dhe për të marrë masa e për të mos lejuar që kjo parti të rrëshqasë në rrugën e rrezikshme dhe pakrye në të cilën e ka çuar gjithnjë me lëvizjet e tij dështaku Petro Koçi. Mbledhjet e Kryesisë së PSV 91 bëhen dhe thirren në mënyrë institucionale tek selia e kësaj partie, aty edhe ku po vijojnë të bëhen dhe jo në mënyre ilegale tek kafeneja e Makblue Çeços” përfundon deklaratën e saj PSV91.

Advertisement