Konferenca e Kryetarëve kishte për qëllim miratimin me konsensus të kalendarit tri javor të punimeve 22 shtator-19 tetor 2009, si dhe programin e punës 22 shtator-16 nëntor 2009. Në konferencë, përveç Kryetarëve të grupeve, morën pjesë Nënkryetarët e Kuvendit dhe Kryetarët e komisioneve të përhershme parlamentare.


