Tiranë – Tre raste të reja me H1N1, numri shkon në 34

Friday, December 12, 2025

Sipas Institutit të Shëndetit Publik dy prej të prekurve nga gripi i derrave janë nga Berati ndërsa një nga Tirana. Tre pacientët u paraqitën pak ditë më parë në spital me simptomat e gripit të derrave ndaj atyre iu morën kampionë të cilët u analizuan në laboratorin e Bukureshtit. Përgjigjja nga Rumania ishte pozitive. Tre të sëmurët ishin infektuar me virusin H1N1, por ndërkohë ata ishin mjekuar dhe kisin lënë spitalin pasi gjendja e tyre ishte përmirësuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -