Kosovë – Thaci, vendimi i GJND në përputhje me vullnetin e popullit

Friday, December 12, 2025

Ky vendim nuk duhet të politizohet, ka deklaruar të hënën kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke u përgjigjur lidhur me zhvillimet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, citojnë mediat kosovare. Kryeministri ka garantuar se ekipi kosovar në GJND është i përgatitur dhe është mjaft i fuqishëm profesionalisht dhe është i përbërë nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë i cili do të mbrojë të drejtën e Kosovës. Në raportet Prishtinë-Beograd, sipas Thaçit, gjithçka ka përfunduar në qershor të vitit 1999 dhe me shpalljen e Kosovës shtet i pavarur, demokratik dhe sovran. “Ne mirëpresin njohjen e shtetit tonë nga autoritete e Serbisë por atje ka ende një hezitim”, ka thënë ai. Thaçi ka përsëritur qëndrimin e tij se, Kosova është tashmë shtet sovran dhe ka një mbështetje të fuqishme edhe nga SHBA edhe nga BE . “Tani po hapet perspektiva evropiane edhe për vendet e Ballkanit, për Kosovën, Serbinë, si shtete të veçanta”, ka shtuar ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -