Kosovë – Sejdiu e Hyseni në Nju Jork lobojnë për pavarësinë

Friday, January 16, 2026

Ky takim do të shërbejë njëkohësisht për zhvillimin nga ana e dy personaliteteve të larta kosovare të vazhdimit të lobingut të tyre për pavarësinë e Kosovës. Nga ana e tij, ministri i Jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni ka thënë se takimet to të ketë kryesisht me përfaqësues të vendeve që nuk e kanë njohur ende pavarësinë. Në këtë kuadër e sheh ai dobinë e zhvillimit të këtij takimi në Uashington, edhe pse nuk beson që Asambleja e Kombeve të Bashkuara të ketë ndonjë diskutim të veçantë për Kosovën. Bëhet e ditur ndërkaq, se bashkë me presidentin Sejdiu, në Nju York do të udhëtojë edhe zonja e parë e Kosovës, Nezafete Sejdiu, e cila do të qëndrojë për vizitë në Kombet e Bashkuara, me ftesë të Ban Son-Taek, bashkëshortja e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon dhe do të marrë pjesë në “Takimin e dytë qendror vjetor të Kombeve të Bashkuara për autizmin”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -