SHBA – Obama ndërmjetëson takim mes Palestinës dhe Izraelit

Sunday, December 21, 2025

SHBA-ja pritet të jetë pala e tretë që do diskutojë për zgjidhjen e konfliktit në rajonin e nxehtë izraelito-palestinez. Takimi do të zhvillohet në Nju Jork, ku tre presidentët do të qëndrojnë për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Sipas të dhënave të qeverisë izraelite, Netanjahu e ka pranuar ‘ftesën’, edhe pse për një kohë të gjatë ishte i pasigurtë, nëse një takim i tillë ishte i mundur së shpejti, për shkak të marrëdhënieve të akullta mes tij dhe Obamës. Takimi pritet që të konkludojë me vendosjen e bazave për një raund të ri bisedimesh për paqe. Sipas Presidentit të palestinezëve Abaz, mundësia për arritjen e një kthese pozitive në procesin e paqes, është larguar edhe më shumë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -