Tiranë – Meta takim me Përfaqësuesen e Programit të Zhvillimit të OKB

Sunday, December 21, 2025

Takimi erdhi para nisjes së z. Meta të hënën së bashku me kryeministrin Sali Berisha në SHBA, për të marrë pjesë në Sesionin e 64 të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork. Përfaqësuesja e Përhershme Türköz-Cosslett informoi z. Meta për axhendën e Prezencës së PNUD-it në Shqipëri, sikurse është projekti pilot NJË-OKB, si dhe për prioritetet e axhendës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së (ndryshimet klimaterike, takimi vjetor i Aleancës së Civilizimeve, etj). Meta në takim tha se rikonfirmonte interesimin e Qeverisë shqiptare për të vazhduar dhe thelluar më tej bashkëpunimin me Prezencën e PNUD-it në Shqipëri për projektet në proçes. Nga ana tjetër, ai shprehu gatishmërinë për një bashkëpunim aktiv në kuadër të projekteve për Diplomacinë Kulturore dhe projektet e organizatës për punësimin, sidomos atij të rinisë dhe grave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -