Tiranë – Kryeparlamentari italian dhe kryeparlamentarja bullgare urojnë Topallin për rizgjedhjen e saj

Saturday, December 20, 2025

Në letrën e tij, Fini, ka shprehur mbështetjen për aspiratën e Shqipërisë për anëtarësimin në BE. “Jam i bindur që mund të vazhdojmë të rrisim marrëdhëniet tradicionale të miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy parlamenteve tona, të konsoliduara prej kohësh, në perspektivën e realizimit të aspiratave shqiptare për integrim evropian, tashmë që keni arritur me sukses objektivin e anëtarësimit të vendit tuaj në NATO”. Kryetarja e Kuvendit ka marrë një letër edhe nga Kryetarja e Kuvendit të Bullgarisë, Cecka Caçeva, e cila ka siguruar se “do të vazhdojmë të punojmë së bashku për zhvillimin dhe pasurimin e mëtejshëm të dialogut dypalësh në nivelin më të lartë dhe do të shfrytëzojmë mundësitë e mira për realizimin e kontakteve midis dy parlamenteve të të dy vendeve”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -