“Dua t’ju shpreh urimet më të ngrohta për rizgjedhjen tuaj si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë. Jam i bindur se gjatë mandatit tuaj bashkëpunimi mes dy parlamenteve tona do të forcohet më tej me qëllim promovimin e çështjeve me interes të përbashkët”, shkruan në letrën e tij, Sioufas. Kryetarja e Kuvendit ka marrë urimet edhe nga sekretariati i delegacioni i parlamentit italian në OSBE, përmes një letre ku ndër të tjera shkruhet: “Marrëdhëniet mes parlamenteve të vendeve tona dhe mes delegacioneve ndërkombëtare respektive janë karakterizuar tradicionalisht nga një nivel miqësie dhe bashkëpunimi që reflekton lidhjet e thella mes Shqipërisë dhe Italisë” “Pata rastin të vizitoj vendin tuaj në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, si pjesë e misionit të vëzhguesve ndërkombëtarë, ku u bë një vlerësim pozitiv për përmirësimet e arritura në procesin zgjedhor në Shqipëri” shtoi më tej sekretari i delegacionit parlamentar italian në OSBE.


