Pasi ka mbajtur disa bisedime me liderët e Marokut, Jeremic ka thënë se Rabati ka konsoliduar “pozitat e tij që mos ta njohë Kosovën”, duke shtuar se Beogradi dhe Rabati do të vazhdojnë bashkëpunimin mbi probleme të ndryshme në arenën ndërkombëtare. “Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushta dhe, pas bisedimeve të sotme, kemi parë se nuk ka ndryshim të pozicioneve të Marokut për Kosovën”, ka thënë ai. Jeremic ka thënë se një marrëveshje mbi ndërprerjen e taksës së dyfishtë është ndërlidhur në mes të dy vendeve para pak muajsh. Në Rabat Jeremic është takuar edhe me Kryeministrin e Marokut, Abbas El Fassi dhe kryetarët e dhomës së lartë dhe të ulët të Parlamentit Maroken.
RELATED ARTICLES


