Këtë lajm e bëri të ditur, Ministri i Bullgarisë për Diasporën, Bozhidar Dimitrov. Qytetarët maqedonas tashmë kanë dërguar kërkesat për nënshtetësi, bëri të ditur ministri bullgar, pa dashur ti zbulojë për publikun emra e tyre. Përpos pasaportave, shpëtimtarët sipas paralajmërimeve do të marrin edhe medalje dhe dekorata për veprën që e kanë bërë. Sipas Dimitrovit, arsyeja për fatkeqësinë në të cilën humbën jetën 15 bullgarë ishte vjetërsia e anijes, si dhe papërgjegjësia e institucioneve kompetente që i kanë dhënë leje për të punuar.


