Znj. Camile shprehu gatishmërinë e Bankës Botërore për të vazhduar bashkëpunimin e frytshëm të mëtejshëm, me qeverinë shqiptare. Ajo e siguroi Kryeministrin se Banka Botërore do të vazhdonte me të njëjtin përkushtim punën për përfundimin e projekteve të nisura, si dhe fillimin e projekteve të reja, konform strategjisë së tij për zhvillimin e vendit. Zonja Camille Nuamah i ofroi Kryeministrit asistencë edhe për përballimin e pasojave të tërmetit, në lidhje me rehabilitimin e 3 shkollave të dëmtuara në këtë zonë. Po kështu, asistenca e BB-së, së bashku me atë të donatorëve të tjerë, do të vazhdojë në fushën e shëndetësisë, të ambientit, etj. Zonja Camille Nuamah njoftoi gjithashtu se Banka Botërore po bën një studim në lidhje me zhvillimet klimatike dhe situatën e burimeve ujore në Ballkan, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria.


