Tiranë – Berisha reagon për pushimin e cështjes ndaj Mediut, asnjë pengesë për hetimet dhe penalizimet

Friday, December 19, 2025

Juela Meçani, zëdhënëse e kryeministrit, doli në një reagim zyrtar, në përgjigje të interesimit të gazetarëve lidhur me vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për të pushuar çështjen penale ndaj Deputetit dhe ish Ministrit të Mbrojtjes, z. Fatmir Mediu, Kryeministri Berisha thekson si më poshtë: “Duke mos ndërhyrë në vendimet dhe pavarësinë e gjykatës, si Kryeministër dhe si Kryetar i kësaj mazhorance, rikonfirmoj edhe një herë qëndrimin tim të prerë se, për qeverinë time dhe deputetët e mazhorancës, sikundër edhe gjatë mandatit të shkuar, edhe gjatë këtij mandati, nuk ka dhe nuk do të ketë imunitet, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë lloj pengese për institucionet e akuzës dhe organet gjyqësore për hetimin dhe penalizimin e deputetëve apo ministrave, njëlloj si qytetarët e thjeshtë të këtij vendi. Ky është standardi i kësaj mazhorance”, deklaroi znj. Meçani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -