Irak – Sot lirohet gazetari që goditi me këpucë Bush

Friday, December 19, 2025

Vëllai i Zaidit, Durghami, theksoi para gazetarëve se ende nuk janë kompletuar të gjitha procedurat e nevojshme ligjore dhe se duhet të presin së paku edhe një ditë, deri në lirimin e Muntazerit. “Ai më thirri nga burgu dhe më njoftoi se nuk do ta lirojnë sot, por nesër”, theksoi Durgham. Edhe përkundër faktit se Al Zaidi ka vuajtur deri në fund dënimin e tij në burg, të burgosurit në Irak zakonisht përballen me shtyrje disaditore të lirimit të tyre, përderisa të mos nënshkruhen dhe miratohen dokumentet për lirimin e tyre. Zaidi fillimisht ishte dënuar me tri vjet burg, nën akuzat se kishte sulmuar një burrështetas të huaj, por pas ankesës, dënimi i tij u zbut në një vit. Më pas, dënimi i tij u zbut sërish, për shkak të sjelljeve të tij të mira në burg. Zaidi më 14 dhjetor të vitit të kaluar kishte gjuajtur Bushin me këpucë, gjatë konferencës për shtyp e cila u organizua pas vizitës së tij lamtumirëse në Bagdad.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -