Arrestimi i tij u bë për arsye se duke udhëtuar me një motoçikletë tip “Jamaha“, pa targa, në Rrugën e Re të Kënetës së Durrësit, ka aksidentuar me pasojë vdekjen 50-vjeçaren Mexhide Xhauri, lindur në Pukë dhe banuese në Tiranë, e cila po kalonte nga një krah i rrugës për në krahun tjetër. Materialet e para hetimore në ngarkim të Elton Tyçit për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor“ dhe “Drejtimit të mjetit pa dëshmi”, vepra të parashikuara nga nenet 290/1 e 291 të Kodit Penal, do t’i kalojnë prokurorisë së Durrësit.


