Tiranë – Patozi, debatet të zhvillohen në Kuvend

Monday, December 22, 2025

Në një deklaratë dhënë për gazetarët Patozi përsëriti qëndrimin e KE-së se debatet politike bëhen në Kuvend dhe jo jashtë tij. “Unë besoj që nuk ka më debat mes maxhorancës dhe opozitës për zgjedhjet, sepse ky është një debat që është mbyllur njëherë e përgjithmonë në 28 qershor, debat të cilin ne e kemi fituar dhe ata e kanë humbur. Është fare e qartë që ka një debat të brendshëm në Partinë Socialiste për mënyrën se si kjo parti humbi dhe për mënyrën se si kjo parti nuk arriti rezultatet që priste në zgjedhjet e 28 qershorit” deklaroi sot Patozi. PS nuk është paraqitur në parlament në dy seancat e saj të para për shkak të kërkesave që i kërkon qeverisë. Për kreun e socialistëve, bojkoti i Kuvendit do të kryehet deri në plotësimin e kërkesave që sipas tij. Hapja e kutive të votimit dhe hetimi i procesit zgjedhor në mënyrë të pavarur është kërkesa që po mban jashtë parlamentit socialistët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -